Përkrahësit e Navalnyt bëjnë thirrje që të votohet Partia Komuniste - Gazeta Express
string(67) "perkrahesit-e-navalnyt-bejne-thirrje-qe-te-votohet-partia-komuniste"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:58

Përkrahësit e Navalnyt bëjnë thirrje që të votohet Partia Komuniste

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:58

Përkrahësit e opozitarit rus, Alexei Navalny, të mërkurën u bënë thirrje rusëve që ta votojnë Partinë Komuniste në zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë javë. Arsyeja është e thjeshtë – të dëmtohet partia “Rusia e Bashkuar” e presidentit Vladimir Putin.

Rrjeti i Navalny-t ka e ka organizuar të ashtuquajturën fushatë e votimit të mençur me qëllim të grumbullimit të votave të rusëve që janë kundër partisë në pushtet, e cila tash për tash i ka tri të katërtat e ulëseve në Dhomën e Ulët të Kuvendit dhe e mbizotëron jetën politike në Rusi.

Lexo Edhe:

Kjo nismë është një ndër mjetet e pakta që i kanë mbetur opozitës në Rusi. Figura kryesore opozitare, Alexei Navalny, është burgosur, nërsa lëvizja e tij është kategorizuar si terroriste pak para zgjedhjeve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Miliona njerëz në Rusi e urrejnë partinë Rusia e Bashkuar. Shpjegojani secilit që nuk është i kënaqur me atë që po ndodh në vend se duhet të shkojnë dhe të votojnë në këto zgjedhje”, tha aleati i Navalny-t, Leonid Volkov.

Shumica e kandidatëve që e gëzojnë përkrahjen e aleatëve të Navalny-t janë pjesë e Partisë Komuniste, e dyta më e popullarizuar në Rusi. Ajo ka 43 deputetë në legjislaturën me 450 ulëse.