Modelja Bella Hadid ndau një seri fotosh nga shtrati i spitalit në Instagram të mërkurë duke shqetësuar ndjekësit.
Edhe pse nuk zbuloi arsyen e shtrimit në spital, dihet se ajo ka luftuar me sëmundjen Lyme për vite me radhë, shkruan People, transmeton Indeksonline.
“Më vjen keq që gjithmonë zhdukem, të dua”, shkroi Hadid, 28 vjeçe, në mbishkrimin e postimit.
Në foto, modelja është duke pushuar në spital, duke shijuar pamjen e perëndimit të diellit përmes dritares.