Përkeqësimi i situatës së covid19, ekspertët në Shqipëri përplasen për menaxhimin e pandemisë - Gazeta Express
string(92) "perkeqesimi-i-situates-se-covid19-ekspertet-ne-shqiperi-perplasen-per-menaxhimin-e-pandemise"

Përkeqësimi i situatës së covid19, ekspertët në Shqipëri përplasen për menaxhimin e pandemisë

Gazeta Express

12/07/2020 15:52

Shqipëria vijon të numërojë shifra ditore të larta sa i takon vdekshmërisë dhe të infektuarve me koronavirus. Vetëm 24 orët e fundit humbën jetën 4 pacientë ndërsa rezultojnë të infektuar 83 persona ku Tirana shënon numrin më të lartë.

Ndërsa zërat janë që këtë javë pritet të hapet spitali Covid 2, në ish-kirurgjinë e QSUT, ekspertët vijojnë të përplasen mes tyre për menaxhimin e situatës nga autoritetet e larta shëndetësore.

Lexo Edhe:

Ideja e hedhur në një nga studiot televizive, nga drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP dhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve Silva Bino për një rikthim të mundshëm të izolimit në fundjavë, nuk është pritur mirë nga kolegët e saj.

Zëra si specialisti i shëndetit publik Erjon Dasho fajësojnë autoritetet përgjegjëse për një mungesë të menaxhimit të pandemisë, gjë e cila i ka shtyrë ata të rikthejnë karantinën në fundjavë.

“Zonja Bino është pjesë e Komitetit të Ekspertëve. Ky i fundit ka dështuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe në menaxhimin e krizës. Japin rekomandime që nuk bëjnë sens. Ti drejtohesh karantinës në mesin verës në një kohë kur qytetarët shkojnë në plazhe për efektet e tij shëndetësore dhe për të hequr stresin e karantinës, i kalon kufijtë e përgjegjshmërisë dhe nuk tregon tjetër veçse dorëzimin e Komitetit të Ekspertëve”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazeta “Shqip”, drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi tha se akoma nuk është marrë vendimi por ata janë në pritje të vendimmarrjes e cila vjen si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spitalin infektiv ku 72 raste po marrin mjekim të specializuar.

Edhe pse me Covid, u shfaq në rrugë/ Kryeinfermierja kërkon dënimin e deputetes Eliza Hoxha (FOTO)

Kundër mbylljes së përkohshme të fundjavave është shprehur dhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili ka vënë theksin më shumë tek forcimi i masave dhe rritja e ndërgjegjësimit për të respektuar rregullat për frenimin e përhapjes së Covid-19. Sakaq Dasho theksoi se strategjia më e mirë mbetet parandalimi në të gjitha nivelet.