string(113) "perkeqesimi-drastik-i-lirise-se-mediave-ne-kosove-agk-mban-konference-te-jashtezakonshme-para-qeverise-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:28

Përkeqësimi drastik i lirisë së mediave në Kosovë, AGK mban konferencë të jashtëzakonshme para Qeverisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:28

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thirur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij ku tregohet se Kosova ka shënuar rënie alarmante në indeksin e lirisë së mediave.

Konferenca mbahet në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë i AGK:

Të nderuar kolegë,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ju fton të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për media që do të mbahet sot, 02 maj, nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Para medieve do të flasë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave, të Reporterëve Pa Kufij.

Ju mirëpresim!