“Përjetësisht” nuk do të jetë kënga e fundit që Luizi e punon me Bardhin dhe Çelik Lipën - Gazeta Express
string(86) "perjetesisht-nuk-do-te-jete-kenga-e-fundit-qe-luizi-e-punon-me-bardhin-dhe-celik-lipen"

Muzike

Gazeta Express

06/06/2023 23:25

“Përjetësisht” nuk do të jetë kënga e fundit që Luizi e punon me Bardhin dhe Çelik Lipën

Muzike

Gazeta Express

06/06/2023 23:25

“Përjetësisht” është kënga që bëri jehonë javën që lamë pas, duke thyer rekorde të një pas njëshme

Kënga e këngëtarit Luiz Ejlli, e cila është e dyta pasi që ai doli nga Big Brother Albania VIP 2 si fitues i këtij edicioni, është bërë një prej këngëve hit ku u rëndit e 12 si trend në youtube gjatë vikendit.

Lexo Edhe:

“Përjetësisht” deri me tani ka 2.6 milionë klikime por shumë shpejt ajo pritet që të kalojë shifrën e 10 milionëve.

E këtë këngë, përjashto dy këngët e para që u aranzhuan nga Elgit Doda, është punuar nga Bardhi dhe kompozitori i njohur kosovar, Çelik Lipa.

Express meson se ky nuk do të jetë kënga e vetme që Luizi ka punuar tek dyshja kosovare.

Burime të Gazetës thonë se tashmë është arritur një marrëveshje mes kësaj dyshe dhe se edhe shumë këngë të tjera do të punohen për Luizin nga dyshja kosovare.

Pos, “Përjetësisht”, Luizi pritet që të prodhojë edhe këngë të tjera pasi që është njëri prej këngëtarëve më të kërkuar tek shqiptarët, pavarësisht çmimit të lartë të tij.

Këtë vikend ai pritet që të këndojë në tri koncerte në Amerikë me dy këngëtarë. Në këto koncerte ishte paraparë që të këndonte edhe Mozzik, por që atij ju refuzua viza e punës nga Ambasada Amerikane dhe nuk pritet që të këndojë në këto koncerte. /GazetaExpress/