Periudhë prove për anëtarët e rinj të BE-së, Rama: Mbështes propozimin, u jep të dyja palëve atë që kërkojnë - Gazeta Express
string(105) "periudhe-prove-per-anetaret-e-rinj-te-be-se-rama-mbeshtes-propozimin-u-jep-te-dyja-paleve-ate-qe-kerkojne"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 12:34

Periudhë prove për anëtarët e rinj të BE-së, Rama: Mbështes propozimin, u jep të dyja palëve atë që kërkojnë

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 12:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për propozimin e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, që vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian të kalojnë një periudhë prove me mekanizma mbrojtës dhe tranzitorë para anëtarësimit të plotë.

Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me raportin e progresit të Shqipërisë për vitin 2025, Rama tha se kjo është një ide që ai vetë e ka hedhur vite më parë dhe që mund të sjellë përfitime për të dyja palët.

“Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara dhe e kam përsëritur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje. Është një qasje që i ka rrënjët shumë thella në historinë e mendimit evropian dhe u jep të dyja palëve atë që kërkojnë, pa i krijuar probleme njëra-tjetrës” deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian si një vend i barabartë, me akses në strukturat e BE-së, por pa të drejtë vetoje në fazën fillestare, për të shmangur shqetësimet e vendeve anëtare.

“Ne duam të bëhemi anëtarë të BE-së, të kemi akses në gjithë ngrehinën e saj – në legjislacion, buxhete e vendimmarrje. Ata duan të njëjtën gjë, por kanë frikë nga vështirësitë që sjell zgjerimi i mëtejshëm. Kështu që duhet gjetur një rrugë e ndërmjetme, e cila është pozitive për të dyja palët” theksoi Rama.

Me tej tha se Shqipëria ka bërë tashmë propozime konkrete për forma bashkëpunimi që nuk kërkojnë ndryshime traktatesh, por që mund të zbatohen përmes marrëveshjeve praktike.

“E rëndësishme është që ne të mos kemi veto dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë. E përshëndes plotësisht idenë e Komisioneres Kos dhe nuk më gjen të befasuar, sepse këtë e kam propozuar prej kohësh”, u shpreh kryeministri.