Ivan Perisic karrierën pritet që ta vazhdojë në Premierligë.
Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes mes tij dhe Tottenham Hotspurit, transmeton Gazeta Express.
Klubi nga Londra raportohet se ka mposhtur Chelsean dhe Juventusin në garën për të siguruar shërbimet e kroatit.
Perisic me Tottenhamin ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare.
33-vjeçari te skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Interin skadon më 30 qershor. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...