Perimet që “shpëtojnë” duhanpirësit, ulin rrezikun edhe nga kanceri - Gazeta Express
string(64) "perimet-qe-shpetojne-duhanpiresit-ulin-rrezikun-edhe-nga-kanceri"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

30/11/2021 19:37

Perimet që “shpëtojnë” duhanpirësit, ulin rrezikun edhe nga kanceri

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

30/11/2021 19:37

Disa perime janë vërtet të nevojshme për duhanpirësit, pasi ulin rrezikun e kancerit në mushkëri te këta të fundit.

Edhe ata që e kanë lënë duhanin, por që ende kanë nikotinë në sistemin e tyre, nëse hanë shumë brokoli dhe perime të tjera të familjes kruçifere, mund të kenë më pak gjasa se duhanpirësit e tjerë të zhvillojnë kancer të mushkërive.

Lexo Edhe:

Studiuesit në Institutin e Kancerit Rosëell Park në Buffalo, N.Y. , pas hulumtimeve, dolën në këtë konkluzion të cilin e bënë publik në Uashington, DC në një takim të Shoqatës Amerikane të Kërkimit të Kancerit mbi parandalimin e kancerit.

“Gjëja e parë që duhet bërë është të lini duhanin”, sepse kjo është “absolutisht gjëja më e mirë për të bërë për të zvogëluar rrezikun” e zhvillimit të kancerit të mushkërive, thotë studiuesi Li Tang, PhD, ËebMD.

Përveç lënies së duhanit, Tang u rekomandon duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve të hanë më shumë perime si brokoli, lulelakra, lakra, lakra jeshile, rrepa, pazi– veçanërisht në formën e tyre të papërpunuar.

Tang paralajmëron se “asgjë nuk funksionon si një lëng magjik” i garantuar për të parandaluar kancerin e mushkërive, por të ngrënit e sa më shumë perimeve ka efekte shumë pozitive./albeu.com/