Perime jeshile dhe verë të kuqe, ekspertët tregojnë dietën që parandalon problemet me zemër - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

18/12/2020 10:54

Perime jeshile dhe verë të kuqe, ekspertët tregojnë dietën që parandalon problemet me zemër

Shneta

Gazeta Express

18/12/2020 10:54

Mish i kuq apo perime jeshile? Pije me sheqer apo verë te kuqe? Këto janë disa nga pyetjet per të cilat studimi I fundit ka një përgjigje.

Gjetjet e fundit, te cilat u publikuan në numrin manual të revistës “Cardiology”, nga një ekip I Harvardit, tregojnë se një dietë e kombinuar në mes të perimeve jeshile dhe verës së kuqe, ushqime këto me bazë anti-inflamatore mund të jetë çelësi I parandalimit të sëmundjeve të zemrës.

Gjetjet, ishin bazuar në studimet e mëparshme të kryera nga shkencëtarët dhe përfshinin informacione nga dietat e 24.000 individëve. Sipas shkencëtarëve përpos stërvitjeve, stilit të jetesës dhe faktorëve të tjerë, ushqimi kishte një rëndësi të madhe në raport me problemet kardiovaskulare.

Sipas ekipit dietat, të cilat përfshijnë mish të kuq, sheqerna të rafinuar, sodë dhe ushqime të skuqura kanë bazë inflamatore dhe rritin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Krahas këtyre informacioneve, autorët theksuan se inflamacioni që këto ushqime e shkaktojnë ka një lidhje direkte me sulmin në zemër, koagulimin e gjakut dhe rritjen e sasisë së kolesterines në gjak.

Ata kanë këshilluar të gjithë që t’I kushtojnë vëmendje llojit të ushqimit, të cilin e konsumojmë pasiqe shumë ushqime kanë potencial pro-inflamator./Gazeta Express