Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi krijimin e Komisionit të së Vërtetës, i propozuar nga vetë kryedemokrati pak kohë më parë.
Berisha tha se “është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se telefonat e koduar janë telefonat e lidhjeve të tmerrshme të krimit, të qeveritarëve e të banditëve njëri me tjetrin, dhe kanë qenë 15 mijë të tilla në duart e shqiptarëve, nga 60 mijë në gjithë planetin”.“Nga këta 15 mijë, 8 mijë kanë qenë brenda në Shqipëri, në të cilët përqendrimin absolut kryesor me 73 të tillë e ka pasur ndërtesa e Këshillit të Ministrave”, tha Berisha.Berisha shtoi se “nuk është TikTok-u rrugaçi, por është Enchrochat-i krimineli, vrasësi, trafikanti, prandaj dhe duhet krijimi i Komisionit të së Vërtetës për të nxjerrë para shqiptarëve, veçanërisht tani, në prag të zgjedhjeve lidhjet e politikës me krimin”.“Është më mirë t’i zbardhim vetë, t’i nxjerrim vetë. Sepse, ju garantoj ju, në qoftë ju nuk pranoni Komisionin e të Vërtetës, PD do t’i publikojë një e nga një. Do t’i publikojë një e nga një! Do të bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj dhe, mos kini frikë, urdhëroni të votojmë Komisionin e së Vërtetës”, tha Berisha.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...