Përgjigjet Hoti: Haki Abazi njeri i lig, bëmë mirë që s’e pranuam në LDK para dy vitesh - Gazeta Express
string(90) "pergjigjet-hoti-haki-abazi-njeri-i-lig-beme-mire-qe-se-pranuam-ne-ldk-para-dy-vitesh-1x1x1"

Përgjigjet Hoti: Haki Abazi njeri i lig, bëmë mirë që s’e pranuam në LDK para dy vitesh

Gazeta Express

26/03/2020 17:43

Dy zëvendësat e Albin Kurtit, Haki Abazi i Vetëvendosjes dhe Avdullah Hoti, tashmë i shkarkuar, kanë nisur një përplasje të ashpër mes vete. Hoti e quan njëri të lig dhe thotë se është i lumtur që nuk e kanë pranuar në LDK.

Ish-zëvendëskryeministri, Abdullah Hoti, i është përgjigjur akuzave që sot ia bëri, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.

Lexo Edhe:

Hoti ka shkruar në Facebook se është faji i shefit të Abazit dhe atij vetë, që nuk zgjati qeverisja e përbashkët mes LDK’së e LVV’së.

Zv.kryeministri, që u shkarkua mbrëmë nga Kurti, thotë se Abazi i ka lutur ta pranojnë në LDK para dy vjetve, por thotë se nuk e kanë pranuar, dhe për këtë, Hoti është i lumtur.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete.

Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.

Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.

Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik.

Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.

Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet.