Përgjegjësia për zjarrin, VMRO-ja insiston në Shkarkimin e Filipçes dhe të tjerëve - Gazeta Express
string(81) "pergjegjesia-per-zjarrin-vmro-ja-insiston-ne-shkarkimin-e-filipces-dhe-te-tjereve"

Përgjegjësia për zjarrin, VMRO-ja insiston në Shkarkimin e Filipçes dhe të tjerëve

Ballina

Gazeta Express

15/09/2021 15:54

VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në kërkesën e saj për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Opozita maqedonase kërkon nga kreu i Kuvendit ta vendosë në rend dite propozim-vendimin i cili sipas tyre bazohet në Kushtetutë.

Qëllimi është i qartë, të mbulohet paaftësia dhe kriminaliteti që kushtoi jetë njerëzish. Është jo relevante ndjenja e fajit dhe përgjegjësisë morale e ministrit, zëvendësit dhe çdo kujt tjetër nëse ato nuk materializohen në Kuvend. Është edhe më e rëndë dhe nënçmuese për opinionin kur i njëjti tentohet të mashtrohet. Dikush të thotë se jap dorëheqje dhe më pas të manipulohet dëshmon qartë se për çfarë njerëz pa moral bëhet fjalë” – u shpreh Aleksander Nikollovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lexo Edhe:

Kryeministri Zoran Zaev nuk ndryshon qëndrim. Nuk do të pranohet asnjë dorëheqje pa mbaruar hetimi.

Kur do t’i marrin gjetjet nga hetimi, rezultatet e forenzikës duke përfshi edhe ato gjermane të cilat duhet të mbarojnë së shpejti. Procedurën e udhëheq Prokuroria Publike. Unë mund vetëm të bëj apel për atë që e kërkojnë qytetarët, hetimi të kryhet në mënyrë profesionale dhe sa më shpejtë të jetë e mundur. Qytetarët presin përgjigje. Kur do t’i kemi këto rezultate do ta them mendimin tim për gjitha dorëheqjet” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

BDI-ja i bën thirrje opozitës maqedonase të mos e keqpërdorë tragjedinë në Tetovë për pikë politike.

Nuk duhet të ketë keqpërdorim të kësaj tragjedie. Partizimi ose politizimi i tragjedisë nuk u shërben si nderë partive opozitare dhe i lusim të heqin dorë nga keqpërdorimi kësaj tragjedie. Bllokimi i Kuvendit. Bllokimi i Kuvendit nuk është opsion i duhur” -tha Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

Ndërkohë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka deklaruar se dorëheqjet e dy njerëzve të parë të Shëndetësisë duhet pranuar.

Tash për tash mendoj se vetëm në aspektin moral është mirë që kanë dhënë dorëheqje, pa marr parasysh procedurat që duhet të shkojnë deri në fund, të shihet a ka fajtor dhe kush është fajtori në atë drejtim. Dhe më tepër nuk dua ta keqpërdori. Mendoj që nuk ka dilemë, kanë dhënë dorëheqje dhe duhet të pranohen ato dorëheqje” – u shpreh Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Edhe Qeveria përsëriti qëndrimin e kryeministrit se për dorëheqjet do të prononcohen pas hetimit, ndërsa lidhur me atë nëse ka ose jo dorëheqje të deponuara nga organi ekzekutiv thonë se ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë kanë deponuar dorëheqjet e tyre dhe të njëjtat janë arkivuar. Përmbajtja e tyre nuk ndryshon nga ajo që Filipçe dhe Asani e kanë thënë publikisht.