Përfundon votimi, dalin rezultatet e exit pollit për zgjedhjet në Britani - Gazeta Express
string(72) "perfundon-votimi-dalin-rezultatet-e-exit-pollit-per-zgjedhjet-ne-britani"

Gazeta Express

12/12/2019 23:34

Përfundon votimi, dalin rezultatet e exit pollit për zgjedhjet në Britani

Gazeta Express

12/12/2019 23:34

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet nacionale në Britani të Madhe.

Votimi ka përfunduar në orën lokale 22:00  në Britani dhe rezultatet e exit pollit e vendosin partinë konservative të Boris Jonhson në vend të parë.

Lexo Edhe:

Sipas exitpollit, Konservativët kanë fituar 368 deputetë, laburistët e drejtuar nga Jeremy Corbyn ka fituar 191 vota, Partia Nacionale Skoceze ka 55 ndërsa Liberdemokratët pritet të marrin 13 vota.

Këto cilësohen si zgjedhjet më të rëndësishme në Britani në vitet e fundit. Vendin e pret një paqartësi e madhe sa i përket procesit të Brexitit.

Këto janë zgjedhjet e treta nacionale në pesë vitet e fundit në Britani. /Express/