Përfundon viti për Pedrin - Gazeta Express
string(25) "perfundon-viti-per-pedrin"

Sport

Gazeta Express

25/11/2021 23:25

Përfundon viti për Pedrin

Sport

Gazeta Express

25/11/2021 23:25

Sipas MARCA, Pedri s’do të luajë më në vitin 2021.

Lajme aspak të mira për Xavin. Rikuperimi i Pedrit po ecën shumë më ngadalë se që është pritur dhe lojtari nuk do të kthehet në fushë deri në vitin 2022.

Lexo Edhe:

Ai mund të nisë stërvitjet në fund të dhjetorit, por s’do të luajë lojë zyrtare deri në janar. Ky është vendimi që është marrë me shërbimet mjekësore të klubit, njofton MARCA.

Pedri ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe fajin më të madh sipas klubit, e ka federata e futbollit të Spanjës.

18-vjeçari, që nga askushi u shndërruar brenda disa muajsh në njeriun e momentit, arriti që të fitojë zemrën e Luis Enriques dhe pas kampionatit në Spanjë, ai e ftoi në Kampionatin Evropian.

Menjeherë pas përfudnimit të Evropianit, Pedri luajti në një tjetër Evropian, kësaj radhe për të rinj, ani pse u insitua nga klubi që ai të shkojë në pushim sepse kishte luajtur një vit pa pushim.

Ndeshjet e shumta, pasi është futbollisti me më së shumti paraqitje vitin që po lëmë pas, kanë bërë që Pedri të dëmtohet më shpesh se në ditët e zakonshme.

Ai kishte një mini pushim vetën në shtator, pasi kishte nisur sezoni i dytë për të në Barcelonë, derisa të gjithë shokët i kishin shijuar pushimet e verës.

Sido që të jetë, ky mini pushim nuk solli rezultat dhe Pedri po vuan tani për shkak të ngarkesës së madhe të ndeshjeve dhe mos pushimit gjatë verës. /Gazeta Express/