Përfundon vendosja e emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap - Gazeta Express
string(66) "perfundon-vendosja-e-emrave-te-rrugeve-te-kosoves-ne-openstreetmap"

Gazeta Express

11/02/2020 19:34

Përfundon vendosja e emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap

Gazeta Express

11/02/2020 19:34

Ka përfunduar vendosja e emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap.

Ky proces ka filluar në dhjetor të 2018-ës, pas një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe organizatës joqeveritare FLOSSK.

Lexo Edhe:

Këtë e ka bërë të ditur kjo organizatë ndërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:

Më 25 janar ka përfunduar puna për vendosjen e emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap. Ky proces ka nisur më 18 dhjetor 2018 pas një memorandumi të mirëkuptimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe OJQ FLOSSK, në emër të komunitetit të kontribuesve, e cila mes tjerash ka paraprarë pranimin e emrave të rrugëve të cilat janë zyrtarizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Në vazhdim të kësaj, vullnetarët nga Kosova dhe jasht saj kanë punuar për t’i vendosur këto të dhëna zyrtare në OpenStreetMap.

Komuniteti do të vazhdoj t’i freskoj këto të dhëna me ndryshimet e nxjerra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe mirëpret të dhënat nga komunat tjera që janë në proces të finalizimit të emrave të rrugëve.

Emrat e standardizuar të rrugëve të disponueshme në sisteme të hapura siç është OpenStreetMap dhe aplikacionet që përdorin të dhënat nga ajo do të ndihmojnë në orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe qojnë në shërbime shtesë ekonomike.

Në vazhdim komuniteti i kontribuesve në OpenStreetMap do të punoj në projektin madhor të radhës që është vendosja e konturave (gjurmëve) të ndërtesave dhe numrave të adresave.