Përfundon takimi me dy kryetarët, ambasadori Hovenier nuk prononcohet për media - Gazeta Express
string(78) "perfundon-takimi-me-dy-kryetaret-ambasadori-hovenier-nuk-prononcohet-per-media"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 10:17

Përfundon takimi me dy kryetarët, ambasadori Hovenier nuk prononcohet për media

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 10:17

Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan Jeff Hovenier me Kryetarin e Zubin Potokut Izmir Zeqiri dhe atij të Zveçanit Ilir Peci, në Zyrën e BE-së në Prishtinë. Amabasadori Hovenier është larguar nga objekti dhe nuk është prononcuar për media, raporton T7.

Ndërsa, dy kryetarët vazhdojnë të qëndrojnë akoma brenda objektit.

Lexo Edhe:

Kryetarët e Vetëvendosjes munguan sot në takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.

Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.

“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, u shpreh Erden Atiq në një përgjigje për Gazetën Express.