string(83) "perfundon-sot-afati-i-aplikimeve-per-drejtuesin-e-ri-te-bkh-ne-gare-dhe-gledis-nano"

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2025 14:15

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2025 14:15

Sot në orën 16.00 mbyllen aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Report Tv mëson se vullnetin për të kandiduar e ka shprehur zyrtarisht edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili gjatë ditës së enjte ka dorëzuar dokumentacionet.

Pritet të shihen edhe emrat e tjerë që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së. Procesi zhvillohet në SPAK nga Komisioni i Përzgjedhjes që përbëhet nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Mandati i Aida Hajnajt, drejtueses aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon në 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte dhe emri i saj të shqyrtohej i pari nga SPAK para se të hapej thirrja për kandidatët e tjerë, por Aida Hajnaj nuk i dorëzoi dokumentet e për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.

aaaaa