Përfundon seanca dëgjimore për pesë policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut - Gazeta Express
string(84) "perfundon-seanca-degjimore-per-pese-policet-e-dyshuar-per-vrasjen-e-agon-zejnullahut"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:03

Përfundon seanca dëgjimore për pesë policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:03

Ka përfunduar seanca dëgjimore për pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës që dyshohen për “vrasje nga pakujdesia”  të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, të cilët sot janë paraqitur në mëngjes para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga 30 ditë paraburgim për pesë zyrtarët policorë, megjithatë ende s’dihet nëse kjo masë është aprovuar nga gjykata.

Mediat e shumta që janë mbledhur para gjykatës janë në pritje të daljes së policëve nga gjykata.

Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.

Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.