Përfundon protesta e punëtorëve të transportueseve publikë dhe privatë, Gashi: Nëse s'arrihet një rezultat, e vazhdojmë grevën - Gazeta Express
string(122) "perfundon-protesta-e-punetoreve-te-transportueseve-publike-dhe-private-gashi-nese-sarrihet-nje-rezultat-e-vazhdojme-greven"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 13:19

Përfundon protesta e punëtorëve të transportueseve publikë dhe privatë, Gashi: Nëse s’arrihet një rezultat, e vazhdojmë grevën

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 13:19

Ka përfunduar dita e tretë e protestës së punëtorëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë.

Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, gjatë protestës, ka shprehur dëshirën se në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal në Prishtinë, të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.

Gashi tha se mbledhja e nesërme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës.

“Nëse nuk ka zgjidhej nesër, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.