Përfundon numërimi në qarkun Dibër, socialistët sigurojnë fitoren
Shqiperi
Gazeta Express
15/05/2023 13:52
Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Dibër, ku kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu ka triumfuar ndaj kundërshtarëve politikë me 15323 vota në total.
Vlerë e madhe votash kjo në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka i cili ka marrë 6227 vota, ndërsa kandidati i PD-së Naim Gazidede ka marrë 1208 vota.
Edhe në Mat fitues është zgjedhur kandidati socialist, Agron Malaj me 66.11% të votave kundrejt kandidatit demokrat Skënder Gjuci me 33.89% të votave.
Kujtojmë se edhe në Bulqizë dhe në Klos fituese janë shapllur dy kandidatet socialiste, Festime Mjeshtri dhe Valbona Kola.