string(71) "perfundon-numerimi-ne-bashkine-e-rrogozhines-ps-fiton-me-5289-te-votave"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 18:46

Përfundon numërimi në bashkinë e Rrogozhinës, PS fiton me 52,89% të votave

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 18:46

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi në të 56 qendrat e votimit.

Partia Socialiste ka fituar me 52,89% të votave në bashkinë e Rrogozhinës, kundrejt 37,85% të votave që ka marrë koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në 56 qendrat e votimit të bashkisë Rrogozhinë, Partia Mundësia ka marrë 171 vota ose 1,86%; koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” 131 vota ose 1,42%, Lëvizja Bashkë ka marrë 67 vota ose 0,73%.