Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë/Faton Peci 53.47, Arian Tahiri 46.53% - Gazeta Express
string(76) "perfundon-numerimi-i-votave-ne-mitrovice-faton-peci-53-47-arian-tahiri-46-53"

Lajme

Gazeta Express

10/11/2025 7:53

Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë/Faton Peci 53.47, Arian Tahiri 46.53%

Lajme

Gazeta Express

10/11/2025 7:53

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat zyrtare.

Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, ndërsa sot KQZ ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve.

Sipas rezultateve të fundit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53,47 për qind të votave, ose gjithsej 17,837 vota.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46,53 për qind të votave, që përkthehet në 15,522 vota.

Advertisement
Advertisement
Advertisement