Përfundon numërimi i votave në Junik e Malishevë: Fiton koalicioni AAK-NISMA
Lajme
Gazeta Express
10/02/2025 9:43
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Junikut dhe Malishevës.
Koalicioni AAK-NISMA renditet e para me 37.27% të votave, e dyta LDK me 28.96% të votave, e treta VV me 24.03% të votave, shkruan Reporteri.net.
E katërta në Junik është PDK me 8.08%, kurse Koalicioni për Familje e pesta me 0.69% të votave.
.
Edhe në komunën e Malishevës ka fituar koalicioni AAK-NISMA.
Në këtë komunë janë numëruar 100% e votave, ku AAK-NISMA kanë fituar me 37.75%, e dyta renditet VV me 26.30% të votave, PDK e treta me 21.15% të votave.