Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza mbi lumin Prishtina, që fillon tek rrethi i hotel “Garden”-it.
“Më në fund. Pjesa e kolektorit mbi lumin Prishtina ka përfunduar. Ky kolektor i madh në gjatësi prej 1.2 km do t’i mbledh shumicën e ujërave të zeza për t’i dërguar te fabrika për trajtimin e ujërave të zeza. Kjo pjesë e kolektorit fillon tek rrethi i Hotelit Garden”, shkruan Ahmeti.
Ahmeti njofton se me këtë do të lidhen edhe kolektorë tjerë.
“Në këtë kolektor tash duhet të lidhen edhe pjesa tjetër e Kalabrisë dhe kolektori mbi lumin Mati. Po ashtu mbi kolektor do të ndërtohet rruga”, shkruan kryetari Ahmeti.


Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...