Përfundon meçi, Florian Marku fiton ndaj Chris Jenkins - Gazeta Express
string(53) "perfundon-meci-florian-marku-fiton-ndaj-chris-jenkins"

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 23:02

Përfundon meçi, Florian Marku fiton ndaj Chris Jenkins

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 23:02

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Boksieri shqiptar shënoi fitore sonte britanikut Chris Jenkins, shkruan Gazeta Express.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.

Për 29-vjeçarin ishte kjo fitorja e 11-të nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim. /Gazeta Express/