Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar, vendimet i lëshojmë në komunikatë - Gazeta Express
string(87) "perfundon-mbledhja-e-pdk-se-qendrimet-skane-ndryshuar-vendimet-i-leshojme-ne-komunikate"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2025 18:36

Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar, vendimet i lëshojmë në komunikatë

Lajme

Gazeta Express

14/04/2025 18:36

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputetët e kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate, raporton Ekonomia Online.

“Për cdo gjë lëshojmë komunikatë, ndërsa qëndrimi është thënë para dy ditësh”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Enver Hoxha.

Njëjtë është shprehur edhe deputetja Eliza Hoxha, e cila po ashtu tha se vendimet do të komunikohen më vonë.

Anëtari i kryesisë, Mërgim Lushtaku, deklaroi se PDK nuk ka ndërruar qëndrim, ndërsa

“Si parti i kemi organizuar të gjitha rrethanat politike dhe sigurisht që qëndrimi mbetet i njëjtë. Presim deri nesër për të parë zhvillimet e mëtutjeshme”

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se nuk kanë marrë asnjë vendim e se më vonë do të dalin me deklaratë.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim, më vonë do të dalim me një deklaratë.”

Ndërsa deputeti Genc Prevlukaj theksoi se nuk ka ndonjë informacion sa i përket mbledhjes.

“Nuk mund të them asgjë, është zyra për komunikim ajo që mund t’ju informojë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement