Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, pas mbledhjes që mbajti Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, tha se nga ky takim s’u prodhua asgjë.
“Biseduam për gjithçka, por s’ka kurrgjë konkrete”, tha shkurt ai para gazetarëve.
Zyrtarët e Vetëvendosjes refuzuan të deklarohen për media sot gjatë gjithë ditës lidhur me emra konkretë për Presidentin e vendit.