Edicioni i 11 i festivalit ndërkombëtar të kitarës “Vihuela Guitar Festival” ka përfunduar mbrëmë, duke ofruar një mbrëmje të jashtëzakonshme me kitaristin dhe kompozitorin Timotej Kosovinc.
Publiku kishte rastin të shijonte një program të pasur me vepra nga kompozitorë të njohur si Johann S. Bach, Isaac Albeniz, Leo Brouwer, si dhe dy kompozime nga vetë kitaristi Kosovinc. Gjatë netëve të festivalit gjithashtu performuan Admir Doçi dhe Bozhana Pavlova si dhe u mbajtën punëtori të ndryshme.