Pas zhvillimit të hetimeve disamujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë kanë arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimet për spiunazh.
Nën dyshimin për spiunazh sot në Prishtinë është arrestuar Fatmir Sheholli, i cili është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale.
Ndërkaq, njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale, njoftoi Prokuroria.
“I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, u tha në njoftimin e Prokurorisë më herët.
Nga vendi ku u kryen bastisje ka raportuar gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...