Përfundojnë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Dua” - Gazeta Express
string(55) "perfundojne-xhirimet-e-filmit-te-metrazhit-te-gjate-dua"

Arte

Gazeta Express

25/11/2025 14:27

Përfundojnë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Dua”

Arte

Gazeta Express

25/11/2025 14:27

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar që kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë artistik “Dua” me skenar dhe regji të Blerta Basholli.

Filmi, i prodhuar nga Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), dhe i bashkëprodhuar nga Britta Rindelaub & Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër) si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë), ka realizuar gjithsej 35 ditë xhirimi, nga 4 tetori deri më 19 nëntor.

Në rolet kryesore: Pinea Sylejmani, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.