Kanë përfunduar pjesët e para në dy nga ndeshjet e para të fazës së “play-offit” të Ligës së Kampionëve.
Pas 45-minutshave të parë, pati futboll interesant në tri ndeshjet që po zhvillohen nga ora 21:00.
Në Lisbonë, Benfica po i bën konak Real Madridit.
Pas 45 minutave të parë, rezultati në “Estadio Da Luz” është i barabartë, pa gola.
Ndërkohë, lojë më aktive pati në Francë, te ndeshja Monaco – PSG.
Aty, pas pjesës së parë, rezultati është 2-2.
Folarin Balogun e hapi serinë e golave në minutën e parë të ndeshjes, teksa i njëjti shënoi edhe në minutën e 18-të.
Pasi Vitinha e humbi penalltinë në minutën e 22-të, rezultatin e ngushtoi Desire Doue në minutën e 29-të, pasi e zëvendësoi Ousmane Dembelen.
Doue më pas asistoi tek Achraf Hakimi, për rezultatin 2-2.
Pjesa e parë në Dortmund u mbyll me epërsinë e dyfishtë të skuadrës vendase.
Aty, rezultati është 2-0, me Dortmundin që po fiton ndaj Atalantës.
Serhou Guirassy shënoi golin në minutën e tretë, teksa Maximilian Beier shënoi për 2-0./GazetaExpress/