string(84) "perfundoi-festivali-i-teatrove-shqiptare-vizita-fiton-cmimin-per-shfaqjen-me-te-mire"

Arte

Gazeta Express

28/11/2023 14:43

Përfundoi festivali i teatrove shqiptare, ‘Vizita’ fiton çmimin për shfaqjën më të mirë

Arte

Gazeta Express

28/11/2023 14:43

Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” u mbyll mbrëmë me premierën përshëndetëse “Shtëpia e Zotit”, bashkëpunim i Teatrit Kombëtar Shqiptar, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Fituesit e Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2023 të përzgjedhur nga juria e përbërë nga: Yllka Mujo, Diana Toska, Shengyl Ismaili, Dritero Ame dhe Armond Morina

Çmimi i karrierës

Gëzim Kame

Aktorja e re më e mirë

Flaka Latifi “1984”

Kostumografia më e mirë

Iliriana Loxha Basha “MASË PËR MASË” dhe “VOJCEK”

Kompozitori më i mirë

Lino Cannavacciuolo “VIZITA”

Aktori i dytë më i mirë

Fisnik Zeqiri “NYJAT”

Aktorja e dytë më e mirë

Armela Demaj “MBRETI LIR”

Skenografia më e mirë “VIZITA”

Aktorja më e mirë e Festivalit

Edona Reshitaj “GADJO”

Aktori më i mirë i Festivalit

Adem Karaga “NYJAT”

Çmimi i dramës shqipe “NYJAT” Refet Abazi

Regjia më e mirë

Igor Mendjisky “1984”

Shfaqja më e mirë “VIZITA”

Festivali është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm në Prishtinë, ndërsa mbështetet nga Ministritë e Kulturës të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.