Përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash - Gazeta Express
string(91) "perfundoi-afati-per-mbledhjen-e-nenshkrimeve-per-kandidatet-e-pavarur-per-kryetare-komunash"

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 12:04

Përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 12:04

Në mesnatë përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë komunash dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), disa orë para afatit, nënshkrimet për kryetarë bashkie po mblidheshin në 19 komuna, për gjithsej 32 kandidatë.

Nga ana tjetër, partitë politike duhet të paraqesin kandidaturat e tyre jo më vonë se data 13 e këtij muaji, në mesnatë. Inspektimi i Listës së Zgjedhësve përfundon dy ditë më herët.

Fushata fillon më 29 shtator, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve lokale është më 19 tetor.