Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, Policia heton rastin - Gazeta Express
string(64) "perfshihet-nga-zjarri-nje-shtepi-ne-gjakove-policia-heton-rastin"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 10:37

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, Policia heton rastin

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 10:37

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për një rast zjarri që ka ndodhur në Gjakovë, ku një dhomë e një shtëpie atje është përfshirë nga flakët, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu, nga policia është shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, dhe ekipi i zjarrfikës e ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

‘‘ZJARRVËNIE

Rr. Xhevdet Bistrica, Gjakovë  12.02.2025 – 03:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri një dhomë e shtëpisë së ti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Rasti nën hetime’’, ka deklaruar  Policia. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement