Një zjarr ka përfshirë një automjet në Prishtinë mesditën e sotme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana i tha Gazetës Express se “nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet”, tha Pllana.
Zëdhënësi tha se Policia po kryen “procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”.