Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet - Gazeta Express
string(78) "perfshihet-nga-flaket-tregu-afer-plazhit-te-durresit-re-te-medha-tymi-ne-qytet"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 18:03

Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 18:03

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Si pasoje e zjarrit në tregun ambulant është bllokuar qarkullimi rrugor ne rrugën “Pavarësia” në plazh. Katër mjete zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkaq priten zjarrfikëse dhe nga Kavaja.

Tregu është me llamarina gjenden mbi 20 dyqane që operojnë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha./TCH