Përfshihet nga flakët një vilë në Tiranë, policia evakuon banorët - Gazeta Express
string(64) "perfshihet-nga-flaket-nje-vile-ne-tirane-policia-evakuon-banoret"

Përfshihet nga flakët një vilë në Tiranë, policia evakuon banorët

Gazeta Express

03/06/2020 20:05

Pasditen e sotme një zjarr ka rënë në një vilë 4 katëshe në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, rreth orës 19:30.

Lexo Edhe:

Zjarr i ka rënë në papafingon e godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.