Përfshihet nga flakët një fabrikë në Lushnjë - Gazeta Express
string(44) "perfshihet-nga-flaket-nje-fabrike-ne-lushnje"

Përfshihet nga flakët një fabrikë në Lushnjë

Gazeta Express

12/07/2020 8:37

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë të prodhimit arkave të drurit në Lushnje.

Ka qenë roja i objektit i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm ka parë zjarrin.

Lexo Edhe:

Forca të shumta zjarrfikëse nga Lushnja, Rrogozhina dhe Divjaka kanë ndërhyrë për ta vënë nën kontroll zjarrin.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies se zjarrit ku dyshimet e para janë për një shkëndi elektrike.