Përfshihet nga flakët magazina në Kurbin, banori: Zjarrëfikësja erdhi pa ujë - Gazeta Express
string(74) "perfshihet-nga-flaket-magazina-ne-kurbin-banori-zjarrefikesja-erdhi-pa-uje"

Përfshihet nga flakët magazina në Kurbin, banori: Zjarrëfikësja erdhi pa ujë

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 14:50

Një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Zheje të Kurbinit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Pranë magazinës ndodhen edhe tri banesa të cilat rrezikohen nga flakët.

Nuk dihet ende sesi është aktivizuar vatra e zjarrit ndërsa për fat të mirë të lënduar apo viktima nuk ka.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, banori Can Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.

Banorët kanë asistuar vetë në fikjen e zjarrit.