string(88) "perfshihet-nga-flaket-e-zjarrit-nje-universitet-ne-itali-evakuohen-studente-dhe-pedagoge"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 13:27

Përfshihet nga flakët e zjarrit një universitet në Itali, evakuohen studentë dhe pedagogë

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 13:27

Universiteti Viterbos në Itali, i ndodhur 80 kilometra larg Romës është përfshirë këtë të mërkurë nga flakët e zjarrit.

Sipas informacioneve të para, zjarri është përhapur nga soleta e Fakultetit të Bujqësisë, në godinën e të cilit po kryen punime.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme godina u evakuua, pa u regjistruar asnjë lëndim te studentët dhe pedagogët.

Flakët, që filluan nga soleta gjatë punimeve, u përhapën shpejt, duke rrezikuar laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, përfshirë 500 litra cilindra me etanol dhe azot.

Njësitë e zjarrfikësve, me ndihmën e forcave të specializuara të ushtrisë, po punojnë intensivisht për fikjen e flakëve.

aaaaa