Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Fier–Vlorë - Gazeta Express
string(51) "perfshihet-nga-flaket-automjeti-ne-aksin-fier-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 11:10

Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Fier–Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 11:10

Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në aksin nacional Fier–Vlorë, pranë fshatit Mifol. Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë pjesën e përparme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur rrethanat e incidentit.