"Performuesit" e VV'së grumbullohen në çadra, nuk e mbajnë distancën sociale - Gazeta Express
string(73) "performuesit-e-vvse-grumbullohen-ne-cadra-nuk-e-mbajne-distancen-sociale1"

“Performuesit” e VV’së grumbullohen në çadra, nuk e mbajnë distancën sociale

Gazeta Express

28/05/2020 17:05

Për shkak të reshjeve të shiu, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sot kanë dalë në sheshet kryesore të Prishtinës për “performancën” e tyre, nuk po e mbajnë distancën sociale të rekomanduar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë si masë mbrojtëse ndaj pandemisë.

Në pamjet që T7 ka sjellë nga sheshet e kryeqytetit është parë se disa qytetarë janë strehuar në hyrje të Teatrit Kombëtar, duke thyer kështu rregullin e distancimit social për shkak të pandemisë.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, kjo “performancë” e aktivistëve të VV’së po përcjellët nga forca të Policisë së Kosovës si dhe nga KFOR’i.

Në sheshet e Prishtinës ku po mbahet prova për protestë, janë vendosur pika shënjuese ku parashihej të qëndronin protestuesit./GazetaExpress/