Përformancë muzikore / Viola Rrecaj - Gazeta Express
string(33) "performance-muzikore-viola-rrecaj"

Arte

Gazeta Express

02/02/2023 15:59

Përformancë muzikore / Viola Rrecaj

Arte

Gazeta Express

02/02/2023 15:59

Të mërkurën më datë 8 shkurt në Hapësirën 17 do të jipet përformanca e artistes Viola Rrecaj në kuadër të veprës “The Forgotten”.

Performanca është vazhdimësi e veprës The Forgotten me të cilën Viola prezantohet në ekspozitën Përpara. Ajo do të shfaq më detajisht tingujt dhe ambientin qe krijon pianoja e quajtur ‘Una Corda’. Performanca do të përfshijë pjesë të cilat pasqyrojnë shijen dhe krijimin e saj artistik dhe po ashtu rol kryesor do luaj improvizimi. E gjithë kjo do të sjellë frymë të muzikës ambientale që paraqitet me tingujt dhe mekanizmin e pianos.

Lexo Edhe:

Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich Böll Stiftung, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës. Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Në bashkëpunim me forumZFD Kosovo në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).

/Express.