Pianisti me famë botërore në muzikën klasike dhe bashkëkohore, Marino Formenti (“Best of New York Times”, “Best of The New Yorker”), do të qëndrojë për 4 ditë dhe 4 net në “Muzeu i Prishtinës – Burgu i Idealit”. Gjatë kësaj kohe, ai do të jetojë në burg, do të flejë, ushqehet, mirëpresë mysafirë dhe do të luaj në piano.
Muzika, koha, hapësira, tingulli – dhe mbi të gjitha të qenurit bashkë – janë thelbi i kësaj përformance.
Vizitorët ftohen për një pije e të dëgjojnë muzikë, të kalojnë kohë me pianistin apo ta shpërfillin atë, të vijnë të rrinë ca çaste dhe të kthehen sërish, të lexojnë, të shkruajnë, të vizatojnë, e të rikthehen ditën tjetër prapë.
Gjithashtu, ju mund të sillni a propozoni muzikë për Marinon, apo të vini me një instrument dhe të luani bashkë. Ndërveprimi gjithnjë është i mundur me të apo vizitorët tjerë: që të dëgjoni një koncerte intim, ndërveprues dhe për të shkëmbyer përvoja së bashku.
Temat që lidhen me burgun – shtypja, detyrimi, liria, pushteti, hierarkia, guximi, dëbimi, deportimi – do të eksplorohen përmes muzikës dhe bisedave me ish-të burgosurat/it politike/ë.
Pika muzikore nga: J. S .Bach, Philip Glass, Nirvana, Brian Eno, Morton Feldman, Frédéric Chopin, Erik Satie, John Lennon, Franz Schubert, Galina Ustvolskaya, Marino Formenti ose të tjerë; muzikë popullore, këngë burgu, këngë politike etj.
Ky aktivitet realizohet nga Molla e Kuqe NGO, në kuadër të projektit për funksionalizimin e hapësirës së muzeut, të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2025.