Performanca emocionuese e Ukrainës në Eurovision: Ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin - Gazeta Express
string(85) "performanca-emocionuese-e-ukraines-ne-eurovision-ndihmojeni-mariupolin-dhe-azovstalin"

Performanca emocionuese e Ukrainës në Eurovision: Ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin

Rozë

Gazeta Express

14/05/2022 23:11

Artistët e 25 shteteve janë duke performuar sonte në natën finale të Kontestit Muzikor Eurovision 2022, në Torino të Italisë.

Një performancë emocionuese, pa dyshim, ishte ajo e Ukrainës, një shtet i cili aktualisht gjendet në një gjendje të rëndë, për shkak të sulmeve nga Rusia.

Lexo Edhe:

Për njohësit e kompeticionit, Ukraina është pa diskutim favoritja e këtij edicioni të Eurovision. Kompanitë e basteve vlerësojnë se ajo ka së paku 60% shans për të fituar festivalin.

Ajo sonte këndoi e dymbëdhjeta në radhë dhe grupi ‘Kalush Orchestra’ nuk dështoi që të përçonte emocion te publiku me performancën e jashtëzakonshme të këngës ‘Stefania’.

Pas përfundimit të këngës të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur, ndërsa njëri nga pjesëtarët e grupit të Ukrainës iu drejtua të gjithëve me fjalët: “Ju lutem ndihmojeni Ukrainën, ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin.”

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.