Përfituan 17.000 euro duke u marrë para klientëve për biletat dhe akomodimet, arrestohet pronari i agjencisë turistike - Gazeta Express
string(117) "perfituan-17-000-euro-duke-u-marre-para-klienteve-per-biletat-dhe-akomodimet-arrestohet-pronari-i-agjencise-turistike"

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 14:34

Përfituan 17.000 euro duke u marrë para klientëve për biletat dhe akomodimet, arrestohet pronari i agjencisë turistike

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 14:34

Ardi Gjuzi 63 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nën hetim është vendosur dhe bashkëshorja e tij, E. Gj., 51 vjeçe, punonjëse në këtë agjenci, për të njëjtat veprat penale.

Pronari Ardi Gjuzi 63 vjeç dhe bashkëshortja e tij E. Gj., 51 vjeçe dyshohet të kenë përfituar rreth 17.000 euro nga mashtrimi i vazhdueshëm i klientëve në agjencinë turistike.

Hetimet lidhur me këta persona ka nisur prej disa javësh nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financave pranë Policisë së Tiranës, pas disa denoncimeve në seri nga disa qytetarë.

Çifti i bashkëshortëve dyshohet t’iu kenë marrë klientëve para për rezervimet e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por në të vërtetë këto kanë qenë fiktive pasi nuk është kryer asnjë prenotim nga ana e agjencisë.

“Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”.   

Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.     

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.      

Si rezultat i operacionit:

-u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;  

-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.      

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e policisë.