Përfitoni grant deri në 20% të shumës së kredisë EKO - Gazeta Express
string(51) "perfitoni-grant-deri-ne-20-te-shumes-se-kredise-eko"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 16:08

Përfitoni grant deri në 20% të shumës së kredisë EKO

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 16:08

Banka ProCredit, në bashkëpunim me Programin GEFF të BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), ka lansuar Eko Kredinë për klientët privat të cilët zbatojnë masa për efiçiencë të energjisë në shtëpi, duke pasur kështu mundësi që të përfitojnë grant deri në 20% të shumë së kredisë.

Aplikoni për kredi këtu.

Lexo Edhe:

Investimi në produkte me efiçiencë të energjisë në shtëpi ose banesa zvogëlon konsumin e panevojshëm të energjisë, duke rezultuar në kursime të drejtpërdrejta financiare.

Aktivitetet që mbështeten me Eko Kredi janë:

– Dritaret, dyert, xhamat (izolim)
– Izolimi i mureve të jashtme
– Izolimi i çatisë
– Izolimi i dyshemeve
– Izolimi i mureve ndarëse
– Stufat/kaldajat me biomasë
– Ndriçimi me efiçiencë të lartë
– Ngrohja solare e ujit
– Kaldaja/bojler efiçientë me gaz
– Pompat e nxehtësisë (me energji elektrike ose me gaz)
– Sistemet fotovoltaike të integruara në ndërtim
– Ventilimi mekanik i balancuar me rikuperim të nxehtësisë
– Rezervuarët e ujit të ngrohtë

Klientët të cilët aplikojnë për Eko Kredi kanë mundësi të përfitojnë grant deri në 20% të shumës së kredisë pasi të plotësojnë kushtet e paracaktuara për ndërtim dhe renovime që rrisin efiçiencën  e energjisë, ashti si janë përcaktuar nga BERZH-i nëpërmjet Programit Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).

Për të llogaritur me përafërsi kursimet që vijnë nga instalimi i teknologjive me efiçiencë të energjisë, Programi GEFF ka zhvilluar një Kalkulator të Kursimeve të Energjisë  i cili gjendet online. Familjet mund t’i përllogarisin lehtësisht kursimet që mund të arrijnë nëse investojnë në teknologji të ndryshme, në varësi të burimit të energjisë që përdorin.

Programi GEFF gjithashtu ka krijuar një katalog online të produkteve me efiçiencë të energjisë – Selektori i Teknologjisë  i cili paraqet  të gjitha produktet të cilat janë të paktën 20% mbi ato standarde, kur bëhet fjalë për efiçiencën e energjisë.

Investoni në teknologji të gjelbra, zvogëloni shpenzimet për energji dhe mbroni mjedisin!