string(100) "perfaqesuesit-e-bizneseve-kerkojne-reflektim-te-menjehershem-nga-qeveria-para-se-te-behet-teper-vone"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 16:01

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë ‘‘reflektim të menjëhershëm’’ nga Qeveria para se të ‘‘bëhet tepër vonë’’

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 16:01

Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar për një takim që është zhvilluar mes përfaqësuesve, të cilët kanë diskutuat për ‘‘pasiguritë nga tregu i lirë i energjisë’’.

Siç bën të ditur OEK, në takim janë adresuar edhe sfidat që po përballen bizneset për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale.

‘‘Takohen përfaqësuesit e bizneseve për të diskutuar pasiguritë nga tregu i lirë i energjisë

Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar sot në Odën Ekonomike të Kosovës për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike dhe ndikimin e saj në aktivitetin e bizneseve, duke adresuar sfidat me të cilat po përballen për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale’’, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Express.

Tutje, nga OEK deklarohet se tashmë disa kompani janë duke i ndjerë pasojat dhe se, përfaqësuesit kanë theksuar se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve.

Pos kësaj, në postimin e Odes Ekonomike, është theksuar edhe rëndësia e një reflektimi të ‘‘menjëhershëm nga ana e Qeverisë’’.

‘‘Përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë. Të pranishmit ritheksuan rëndësinë e një reflektimi të menjëhershëm nga ana e Qeverisë, përpara se të bëhet tepër vonë për të parandaluar dëmet e mëtejshme në ekonominë vendore’’, thuhet në postim. /GazetaExpress

aaaaa