Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot përfaqësuesin nga Zyra e Presidencës, Ismet Krasniqi, raporton Ekonomia Online.
Gjatë vizitës, Krasniqi përcolli urimet e presidentes Vjosa Osmani për këtë festë të rëndësishme, duke theksuar vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.