Perez tregon tjetër version, e fajëson Ramosin për largimin nga Reali: "Ndihem keq, e dua..." - Gazeta Express

Perez tregon tjetër version, e fajëson Ramosin për largimin nga Reali: “Ndihem keq, e dua…”

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 8:29

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, është rikthyer të flasë për largimin e kapitenit, legjendës së Los Blancos, Sergio Ramos.

Në konferencën e fundit si lojtar i Realit, ku i dha lamtumirën klubit që luajti për 16 vjet, Ramos tregoi se cfarë kishte ndodhur gjatë negociatave.

Ai kishte kërkuar dy vite, kurse Reali i kishte ofruar një vit kontratë me ulje page 10%, por Ramos e kishte refuzuar në fillim. Më pas, në fund krejt në ditët e para të qershorit, Ramos kishte vendosur të pranojë ofertën, por Reali i ka komunikuar lajmin se ajo ofertë ka skaduar.

Ramos zbuloi në konferencë se kishte mbetur i habitur se si mund të skadojë një ofertë, por Florentino Perez tani tregon anën e tij dhe ka konfirmuar se Ramos ka qenë në dijeni që oferta që i është bërë, është me afat, raporton Gazeta Express.

Largimi i Ramos:

Kam admirim për Sergio dhe nuk do të flas për këtë. Ai ka qenë një legjendë e Real Madridit. Ne kemi thënë tashmë gjithçka që kishim për të thënë në lidhje me këtë temë. Unë nuk do të jap versionin tim. Ne i ofruam atij një kontratë, i thamë se kishte një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai mendoi ndryshe. Ai do të bëjë shumë mirë me siguri. Ai do të kthehet, kjo është shtëpia e tij. Më ka ndodhur me lojtarë të tjerë. Unë e dua atë sikur të ishte djali im. Nuk do të flas këtu kush ka e kush nuk ka të drejtë”.

Lamtumira e Ramos:

E kam pasur të vështirë. Unë e dua Sergio si djalin tim. Unë e solla atë në 2005. Sigurisht që më vjen keq”. /Gazeta Express/